Partia Socialiste mbledh nesër (11 shkurt) Asamblenë Kombëtare të saj. Të dielën Edi Rama ka thirrur anëtarët e forumit politik, me një vendim të prerë ku thuhet se askush nuk duhet të mungojë. Anëtarësia e Asamblesë është njoftuar në fillim të kësaj jave për mbledhjen e forumit, i cili do të sjellë një mesazh politik edhe nga kryetari Rama. Partia që qeveris vendin për të 11-in vit radhazi po përgatit kongresin e saj zgjedhor me qëllim përgatitjen për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Në Asamble do të diskutohet për jetën e brendshme të socialisteve, situatën politike në vend dhe detyrimet e të majtëve për të rritur eficencen në qeverisje dhe në proceset integruese të vendit. Mbledhja e asamblesë është e para që thirret për këtë vit dhe e para pas kongresit të 8 dhjetorit të vitit të kaluar.
Në nisje të këtij viti Rama mblodhi drejtuesit politikë të partisë në Lezhe, drejtues të strukturave më të larta vendimmarrëse në drejtimin e vendit, të cilët i gëzojnë postet për shkak të rezultatit fitues që PS mori në zgjedhjet e 25 prillit të 3 viteve më parë.
/f.s