Një 41-vjeçare nga fshati Bilçë të Beratit i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku viktima Shpresa K.,pasi ka pirë fostoksinën, ka marrë vëllain në telefon dhe i ka thënë “nuk mundem më vëlla,amanet fëmijët”.
Pas kësaj vëllai ka mbërritur menjēherë në banesën e motrës dhe e ka gjetur në gjendje kritike. Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti vdekjen 15-minuta pas mbërritjes.
Burime brenda familjes pohojnë se 41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj, pranë familjes së saj.
/f.s