Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt. Ndonëse zbardhja e agjendës do publikohet në ditët në vijim, vizita e Blinken vjen në një kohë trazirash në Ballkan, veçanërisht nga tensionet Serbi-Kosovë. Gjithashtu edhe situata politike në vend nuk ka qetësi. Blinken është i gjashti Sekretar Amerikan i Shtetit i cili vjen në vendin tonë në 33 vite pluralizëm.
Në 16 shkurt 2024 në Tiranë do të zbresë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken do zbresë në Tiranë. Edhe pse na ndajnë shumë pak ditë asnjë detaj nuk është bërë i ditur, përveç se ajo që dihet, pritja shtetërore nga Kryeministri Edi Rama. Megjithatë burime konfidenciale shprehen se më shumë se për “çështjen shqiptare”, Blinken vjen në vendin tonë për të dhënë mesazhe të qarta për vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht për Serbinë e cila prej disa kohësh po investohet për të destabilizuar Ballkanin, me ndikim në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë. Blinken është i gjashtë sekretar që mbërrin në Tiranë në kohë jo të mira politike.
Ndryshe nga paraardhësit e tij, Blinken ka shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha “non grata”, duke ndaluar hyrjen e familjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht Berisha është në arrest shtëpie nën akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me aferën e ish-kompleksit Partizani. Kjo do të jetë vizita e parë e sekretarit amerikan Blinken në Shqipëri, që prej vitit 2021 kur ai mori postin për drejtimin e diplomacisë amerikane. Referuar burime diplomatike në Uashington, sipas Tv ‘Top Channel’, kanë thënë se është duke u punuar për finalizimin e detajeve të kësaj vizite. Për momentin nuk dihet qëllimi primar i kësaj vizite, por sugjerohet se vjen si një vlerësimin amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA dhe në NATO. Vitin e kaluar, sekretari Blinken komentoi me nota të larta pozitive rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Kujtojmë se Antoni Blinken shpalli në vitin 2021 non grata në SHBA ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili aktualisht është në arrest shtëpie nën akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me aferën e ish-kompleksit Partizani. Asokohe Blinken deklaroi: “Sot unë po shpall publikisht non-grata Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-kryeministër dhe ish-anëtar i Parlamentit për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion madhor.”
Vizitat në Shqipëri
E para vizitë, është ajo e vitit 1991 e Sekretarit James Baker, për t’u pasuar 9 vjet më vonë nga Madeleine Albright. Në vitin 2003 do të jetë radha e Colin Paëell, ndërsa 9 vite të tjera më vonë Tiranën e vizitoi zonja Hilari Clinton. John Kerry-in ka vizituar Tiranën në shkurt të vitit 2016 shkon në pesë numri i sekretarëve amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë. Shqipëria i konsideron Shtetet e Bashkuara një partner strategjik dhe gjatë këtyre viteve vendin tonë e ka vizituar edhe Presidenti Xhorxh Ë. Bush.
Sekretarët e parë të shtetit që kanë vizituar Shqipërinë
James Baker 1991
Madeleine Albright 2000
Colin Paëell 2003
Hilari Clinton 2012
Jonh Kerry 2016
Antoni Blinken 2023
/a.r