Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi gjatë një kontrolli policor iu zbuluan lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në banesën e 21-vjeçarit iu gjetën pako me kanabis të papërpunuar me peshë 843.2 gram dhe kokainë me peshë 64 gram, katër preparate farmaceutike të cilat i përdorte për përgatitjen e kokainës dhe dy peshore elektronike.
Të huajit, i cili u arrestua, iu sekuestrua motori me të cilin shiste mallin e tij, 3360 euro që vinin nga shitja dhe celulari dhe ndaj tij u ngrit padi për posedim, falsifikim dhe trafik droge.
/a.r