Në argjendari në pedonalen e qytetit të Korçës është grabitur gjatë mbrëmjes së djeshme.
Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi ka mësuar se autorët kanë hapur qepenën, më pas kanë thyer xhamin dhe në këtë mënyrë kanë arritur që të futen brenda.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe gjithashtu po kontrollohen kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët.
/a.r