Inspektorati Shtetëror Teknik (ISHT) ka gjobitur 80 subjekte per mungese te dokumentacionit dhe tregtim te karburantit jashtë standardeve, gjatë inspektimeve të kryera ne muajin shkurt.
Në një njoftim për shtyp të këtij institucioni bëhet me dije se në total janë ushtuar 700 kontrolle në gjithë vendin dhe janë mbajtur akte bllokimi, ndalimi apo konstatimi për 332 subjekte. Gjobat e shkurtit vlerësohen të jenë rreth 37 milionë lekë.
Inspektorati Shtetëror Teknik, bën të ditur se do të vijojë inspektimet dhe kontrollet në tregun e karburanteve në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e cilesisë dhe standarteve për konsumatorët.