Një tjetër ngjarje e rëndë kriminale raportohet të ketë ndodhur në Shkdoër gjatë orëve të natës.
Një personi i është bërë atentat teksa udhëtonte me mjetin e tij në fshatin Oblikë.
Fatmirësisht sipas policisë objektivi i atentatit nuk ka pësuar asnjë lëndim pasi plumbat nuk e kanë prekur.
Objektiv i atentatit ishte shtetasi Behar Kalldrica, emigrant i sapokthyer nga Gjermania. Ai udhëtonte me një mjet të marrë me qira, dhe në dëhsminë e dhënë në polici ka informuar se është qëlluar nga një tjetër mjet në klrahun e pasagjerit.
Policia ka nisur verifikimet për ngjarjen, por nga dinamika e ngjarjes dhe të dhënat e siguruara deri tani, policia ka hedhur dyshimet se objektivi ta kete inskenuar atentatin per te perfituar azil. Sipas grupit hetimor, ne vendngjarje nuk eshte gjetu asnje prove materiale.