Mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP 3 janë futur dy banorë të rinj, balerini Graciano Tagani dhe moderatorja e “Mos i bjer me Top” Erjola Doçi.
Direkt me hyrjen e saj, atmosfera e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndryshoi. Ajo filloi të bënte pyetjet e saj pikante me çdo banor, ku nuk shpëtoi as Dea. Ajo u pyet nga Erjola se me cilin nga banorët ka pasur fantazi seksuale në këtë javë qëndrimi.
Erjola: Kë ke fantazuar seksualisht në këtë shtëpi?
Dea: Realisht dhe pa gënjeshtër, se ti e di që unë nuk kam frikë ta them. Realisht në këtë 1 javë nuk kam patur asnjë moment që kam pasur fantazi seksuale.
Banorët menjëherë i janë kthyer me të qeshur, duke i thënë se po luan rolin e moderatores, njësoj si në emisionin që ajo drejton me Ronaldo Sharkën.
/f.s