Një incident është regjistruar në GJKKO. Mësohet se kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule është goditur me vezë nga dy persona.
Ngjarja ka ndodhur teksa ai hynte në GJKKO, ku do të merrte pjesë në seancën për Fredi Belerin.
Në videon e mëposhtme dëgjohet qytetari që i thotë: Po mbron Rakiçin, po mbron Radojçiçin. Ashtu do të ikni… E ke parë si ikën këlyshët e Serbisë?
/a.r