Sipas raportit të fundit të FMN-se, pavarësisht se Shqipëria ka rritje ekonomike, vijon të mbetet ndër vendet më të varfra në rajon.
Varfëria në vendin tonë është thelluar vitet e fundit. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e tij të fundit thotë se niveli i varfërisë arriti në 25.2% në 2022 nga 22% që ishte në 2021.
Shifrat janë një kontrast i madh sa i takon parashikimeve po të FMN-së për ecurinë ekonomike në vend. Sipas raportit mbi perspektivat ekonomike të Shqipërisë, rritja reale e PBB-së 3.3 për qind në 2024, e udhëhequr nga aktiviteti i turizmit dhe të ndërtimit.
Të dy faktorët kontribuojnë në një paradox të madh të vendit tonë, i cili rezulton si ndër vendet me ecurinë më të mirë ekonomike në rajon, dhe njëkohësisht me rritjen më të lartë të varfërisë. Sipas raportit shkalla e varfërisë është e dukshme në krahasim me vendet e tjera të.
Flukset e mëdha të emigracioni, të nxitura nga joshja e fuqisë punëtore nga të ardhurat më të larta në vendet e BE-së, korrupsioni dhe mangësitë në sundimin e ligjit mbeten shqetësime kryesore për strukturën ekonomike të Shqipërisë.
Varfëria mund të rritet, pasi njerëzit po punojnë për periudha më të shkurtra kohore, duke sjellë një reduktim të pensioneve në të ardhmen.
Në raport thuhet se në të ardhmen, shumë njerëz do të marrin pensione të pjesshme, sociale ose do mbeten pa pensione, për shkak të shkurtimit të kohëzgjatjes së kontributit. Ndërsa në vitin 2012, personat që dolën në pension kishin kontribuar mesatarisht për 35 vjet, ata që dolën në pension në vitin 2022 kontribuuan mesatarisht për 27 vjet.
/f.s