Nga Frrok Çupi
Sot u gjenda te SPAK në momentin kur mbërriti Sali Berisha.
Sa u ndal makina, ky doli dhe u zhyt mes turmash, shumë nga ata njerëz dukej se nuk kishin ardhur më parë në Tiranë. Pak më tej është burgu 313, por kë ta nuk e dinë e prandaj janë të lumtur. Britma dhe fjalë pa kuptim. Saliu kishte veshur për herë të parë një fanellë golf, dukej si e leshtë. Thashë se ky është ogur I keq, sidomos në afërsi të 313.
U zhyt mes tyre dhe i hipi nervi i triumfit. Sikur ata në oborr të ishin kundërshtarë, prapë do të urdhëronte që të qëllohej për vdekje mbi ta.
Si e përsëriti edhe Sali Berisha pikën e fundit njësoj si çdo mafioz i shquar apo vrasës i egër nëpër botë . As kaq pak krijimtari, a kaq keq i ka regjissorët që i paguan sa ‘ frëngu pulën”. Më i famshmi mes tyre qe Pablo Escobar, trafikant droge dhe vrasës’ por Berisha nuk e arrin kurrë. Ditën e fundit të kërkuarin botërisht e përcollën 10 mijë vetë, të paktën njëqind herë më shuma se Berishën sot.
Për një çast pushoi ulërima.
Berishën u duk sikur e thithi goja e madhe dhe e frikshme e SPAK, ndërsa të panjohurit mbetën jashtë, si jetimë. Ata që vinin nga shuma larg e akoma nuk kishin marrë 500 lekëshin, qëndruan në të ftohtë duke fryrë duart me avujt e njëri tjetrit. Ndërsa deputetë e ca të tjerë, të prirë nga Lefter Maliqi, morën rrugën drejt lokalit përballë. Pasi e thithi goja e frikshme, Berishën e harruan të gjithë. As që u shkon në mendje se Berisha nuk mund të dalë kurrë më. Dikush i thërriste ashtë korit: “ Mos u tremb o legjendë”.
Nuk kisha pse ia jepja vetes atë fat mizerrabël sa të qëndroja më.
Po ç’ dreq mu desh të ndodhem aty kur pika e zezë ra mes atyre pallateve, shumica e të cilëve janë ndërtuar nga një biznesmen socialist me një emër që s’ka kuptim: Usluga. U nisa të shkoj. Policët, si pa kuptuar, kishin ndarë turmën berishiste mes asaj që nuk kishte asnjë lek në xhep për kafe, dhe pjesën tjetër që kishin hyrë në kafen përballë. Këta që ishin jashtë, sa më panë, nisën të thërrasin: ‘Këlysh komunisti!”, “Qen!”. “Bir i Enver Hoxhës”…
Hyra në lokalin përballë për të kuptuar çfarë ndodhte aty. Në çdo tavolinë katërvendëshe ishin ulur nga shtatë vetë. Lokali nxinte nga tymi i duhanit dhe veshjet e zeza. Lefter Maliqi, për nga ngrefja që kishte marrë, dukej se do t’ i sajdiste të gjithë. Pronari i lokalit duhej të ishte një mjeshtër i vërtetë, si strateg i bizneseve që e di se ku duhet ngritur çfarë. Lokali ka shtatë a tetë dyer, madje një nëntë a dhjetë kthina. Është tamam si një lokal për vaki. Këtu njerëzit vijnë vetëm për vaki: O një pjesëtar familjeje dënohet me burg të përjetshëm, o motrat e katër motrave vijnë sepse Huta u vrau motrat e këto duan të shikojnë vrasësin në litar, ose një mafioz e mashtrues ka mbledhur fisin e viktimës dhe po u merr paratë për të liruar kriminelin.
Të gjitha vaki mund të quhen.
Për mua ishte një rast i mirë që kishte shumë dyer për të dalë. Ata që e kishin mbushur tumllas, më panë sikur të më shqyenin. “Ah, qeni!”, tha dikush, por më duket se e pickoi Lefteri. Të tjerët më ndoqën me sy të egër sikur të më thonin: ‘ Ti qen na e solle legjendën në këtë ditë!’
Lokali i bar- kafesë përballë ka sajuar edhe një reng të çuditshëm: Nuk ka emër të dukshëm, asnjë emër. Veçse mbi derën kryesore ka vënë një tabelë ku shkruhet “Dielli”. Ose ka vënë tabelë false, ose nën atë tabelë ndodhet një çerdhe dhe kopsht fëmijësh. Kjo jep sinjalin e optimizmit mbi një lokal që shërben për vaki.
Qe një moment kur asgjë nuk po lëvizte më. Ata atje brenda në lokal po prisnin si të zhdukeshin, ndërsa ata përjashta prisnin orarin për të marrë autobusin.
Indiferentët ishin të paktë.
I vetmi që e bëri fytyrën sikur ‘ as që dua t’ia di”, ishte Dedë Guri. Me sa duket kishte ardhur sa për të rënë në sy të Berishës, por pastaj mori rrugën drejt Krimeve të Rënda dhe ‘ nuk kishte më punë me Salën. Dedë Guri ndoshta u kujtohet si emër në vitin 1997, kur në Gjykatën e Shkodrës vunë një tabelë: “Godina asht e xanun. Vëllaznit Guri”. Ndërsa në vitin 1996 mbante një kallashnikov ( ose dy e tre) dhe kërcënonte kundërsthtarët e Berishës.
ranverë ka qenë e vitit 1996, mu aty para Hotel Dajtit. Dedë Guri doli nga një bar në Lulishte Rinia, dhe mu drejtua me kallashin e mbushur, “Të vras dekun përtokë për Berishën”. S’ e di si kaloi. Ai aty qëndronte, të kafja e mikut të tij, Nikolinit. Nikolinin e kanë vrarë më vonë diku në Laç, ndërsa Deda është gjykatës.
Indiferentë të tjerë të shquar nuk vura re. Ata, ose nuk janë më fare, ose janë bërë të mençur e nuk dalin kasabasë. Por që janë, janë!, dhe Berisha pret ta duatrokasin në heshtje.
Po mua ç’ ndreqin më ndoqi që u ndodha në atë pikë të zezë pranë SPAK