José Mourinho nuk dëshiron që të largohet nga Italia dhe është ofruar për të drejtuar Napolin në sezonin e ardhshëm.
Special One pritet që të takohet me presidentin Aurelio De Laurentiis javën e ardhshme pasi skuadra të kthehet nga Arabia Saudite, raporton tabloidi anglez “The Times”.
Kjo është arsyeja se përse ai ndodhet ende në Itali. Synimi i portugezit është që të kuptojë nëse mund të arrihet një akord. Kalimi te Napoli, Mourinjon e josh, pasi bëhet fjalë për një klub me financa më të mira se sa verdhekuqtë.
Interesim për shërbimet e 61-vjeçarit ka edhe nga Arabia Saudite, por dëshira e tij është që të qëndrojë në Europë. Tekniku refuzoi një ofertë të lartë të Al Shabab, edhe pse klubi saudit ia ka bërë të qartë se e ka portën e hapur për të.
Por Murinjo ndihet një trajner fitues dhe përpara se të largohet nga Europa, do të mendohet 1 milionë herë. Murinjo plotëson kërkesat e De Laurentis për një trajner me emër, eksperiencë dhe të aftë të sjellë ndryshimin. Problem do të jetë pagesa, pasi te Napoli nuk mund t’i japin 7 mln Eurot që Murinjo t merrte te Roma.
Sfidë për portugezin do të jetë edhe komunikimi me presidentin de Laurentis, me të dy që njihen për karakteret shpërthyese dhe të forta.
/a.r