Pas një aksioni të gjatë me flakadanë, thyerje karrigesh dhe bojkotim të seancave plenare, aksion të cilin e kanë paralajmëruar se nuk do të ndalojnë, opozita “do të tërhiqet”.
Në letrën drejtuar kryetares së Kuvendit, Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë, kërkon miratimin për buxhetin prej 650 dollar për deputetët që do të udhëtojnë drejt SHBA, mes tyre të opozitës dhe maxhorancës.
Pjesëmarrja në ‘Mëngjesin e Lutjeve” ka nje tarifë registrimi prej 650 dollare për secilin pjesëmarrës. Bazuar në pikën 4 të nenit 7 të “Rregullores së Kuvendit të RSH” dhe procedurave të percaktuara në “Rregulloren e Brendshme mbi udhëtimet Ndërkombetare”. Për sa më sipër ju lutemi për miratimin tiaj. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit të ndjekin procedurat përkatëse.”-thuhet në memon drejtuar nga sekretari i Përgjithshëm Genci Gjoncaj.
Tradita e “Lutjeve të Mëngjesit” mbahet çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.. Në lutjet e përbashkëta mblidhen presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarë të Kongresit, politikanë amerikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga qindra vende të botës. Cilësohet si ngjarje e madhe vjetore, me mijëra të ftuar nga të paktën 100 vende të ndryshme. Përveç miqësisë, “Lutja e Mëngjesit” ofron mundësi të mjaftueshme për rrjetëzim ndërkombëtar midis liderëve. Aty zhvillohen takime të ndryshme, dreka e darka, por ngjarja kryesore është mëngjesi i të enjtes, kur aty do të flasë edhe presidenti i SHBA-së./TCH