Pas mbeldhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Flamur Noka ka dalë në një deklaratë për media.
Noka deklaroi se PD është e bashkuar dhe odalitetet janë në përfundim, ndërsa theksoi se aksioni opozitar do të vazhdojë.
Deputeti demokrat, tha se ky sension parlamentar nis si një nga më të errëtat.
“Grupi Parlamentar është i bashkuar dhe PD është e bashkuar, modalitetet janë në përfundim. Ajo që diskutuan ishte forma dhe mënyra e aksionit tonë opozitar, vazhdimësinë dhe përshkallëzimin e tij deri në mosbindje civile.
Jemi të artë të gjithë se Edi Rama është njeriu që ka instaluar narkoregjimin më të errët që ka njohur hoistoria. E urën parlamentin dhe fakti që Berisha dhe GP i PD i pamundësoi atij të kishte një sukses në parlament, i pamundësoi përballjen, si pasojë e kësaj ai ndërmori aktin nëpërmjet hanxharëve të tij në drejtësi, arrestimin e Berishës.
Ky parlament sot është i eklipsuar para parlamentit të qytetarëve që është zhvendosur te rruga e Shpresës. Rama thjesht diversifikon mundësitë e reagimit tonë.
Deputetët janë të gjithë të PD-së, jemi bashkë dhe formalitet janë për të formësuar bashkimin final.
Që ky sension parlamentar nis si një nga më të errëtat. Kemi një parlament që vetëm i qytetarëve nuk është. Një nga aktet më të errëta është ndryshimi i ligjit për komisionet hetimore. Edi Rama ta harrojë se do t’i shpëtojë hetimit për të gjitha abuzimet.
Ne prej 4 muajsh jemi bashkë dhe kemi rakorduar çdo hap tonin në atë parlament dhe kështu do të veprojmë”, tha Noka.
Ai komentoi dhe votat për Reformën Zgjedhore.
“Besoj shumë te koshienca e deputetëve që kanë dalë nga votat e demokratëve, këtu bëhet përjashtimi i dy pengjeve, Brava-Alibasha, të jenë në lartësinë e kërkesave të demokratëve. Në Shqipëri nuk ka demokraci, është një narkoregjim sepse është hera e parë që po thuhet se nuk do të ketë konsensus për Reformën Zgjedhore”./m.j