Një 44-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi fshihte në banesë armë dhe municion luftarak. Artan Hoxhallari ra në pranga në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’.
Gjatë kontrolleve që i janë ushtruar në banesë, policia ka gjetur 1 armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/f.s