Dy efektivë policie në Kosovë kanë mbetur të lënduar pasi makina me të cilën udhëtonin, u përfshi në një aksident.
Ngjarja u regjistrua në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë, kur makina e policisë së Kosovës u përplas me një mjet tjetër.
Efektivët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, teksa vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.
/a.r