Një organizatë kriminale që drejtohej nga shqiptarë është shkatërruar në Antwerp, Belgjikë, si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Kriminale të Belgjikës.
Shqiptarët e arrestuar gjatë operacionit janë: Valdrin Markaj, 45 vjeç, Vitor Berisha, 49 vjeç, Fatos Markaj, 52 vjeç, Sami Berisha, 64 vjeç, Nehat Berisha, 42-vjeç, Flamur Delic, 52 vjeç, Zirkret Pepa alias Christos Sachlikidis, 50-vjeç, Bujar Hoxha, 50 vjeç, Gëzim Shabani, 41 vjec, Alban Ferma, 29 vjeç dhe Artan Vigani 42 vjeç.
“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në shtetin e Belgjikës, për një organizatë kriminale që vepronte në Belgjikë dhe drejtohej nga shtetas shqiptarë, është finalizuiar operacioni policor i koduar “Antwerp””, thuhet në njoftimin e policisë.
Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij grupi, identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të tjerë të grupit./m.j