Kryeministri Edi Rama thotë se ka një dakordësi me qeverinë e Kosovës për të eksploruar mundësinë që të ndryshohet linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, që të kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe më pas në Prishtinë.
“Ka komunikime intensiv me Kosovën për ecurinë e hekurudhës Durrës-Prishtinë, ka një dakordësi nga të dyja palët për të ekspoluar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë, kjo është një zgjidhje e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, tha Rama./m.j