Pas incidentit në natën e parë të spektaklit “Your Face Sound Familiar” mes Alketa Vejsiut dhe këngëtarit Endri Prifti ka reaguar ky i fundit. Endri Prifti kishte konsumuar alkol atë natë dhe e teproi me fjalët, një sjellje që acaroi Alketa Vejsiun, e cila i kërkoi të largohej pasi kishte dalë “nga orbita”.
Ja çfarë thotë Endri Prifti:
“Ngjateta ju zotërinj, zonjusha dhe zonja të nderuara! Thashe mos merresha fare por s’mund të rri pa ju kthyer një përgjigj. E para si fillim, atyre që drejtojnë disa faqet e juaja, janë kthyer tamam Enveristë, që vristë të mirët dhe linte të këqijtë. E kam fjalën që qindra mesazhe nga njerëzit që shprehen sipas mendimit të tyre të lirë, janë fshirë. Pse në, mund ta kuptoni vetë. Nëse isha personazhi Vasko Rosi, siç është performanca e spektaklit, atëherë asnjeri ju nuk e njihni atë dhe kryesisht drejtuesit e këtij spektakli. Unë nuk kam bërë as 1 të 100ntën e tij. E treta edhe alkoli për burrat është, ishte festë, Dita e Verës, festoni ju apo jo?! Unë isha në një koncert në Elbasan dhe patjetër, që unë kur këndoj pi sepse të gjithë ju që këndoni së bashku me ne pini. E katërta ne kemi patentën tonë, pasaportën tonë, që na i ka dhënë vetë populli ynë i dashur shqiptar, dhe asnjeri s’mund të më marrë lirinë e fjalës. Megjithatë një spektakël ka nga të gjitha llojet e suksesit. Ju uroj shëndet dhe gjithë të mirat të gjithëve!”- deklaron këngëtari Endri Prifti.