Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallad shpalosi sot planet e qeverisë izraelite për fazën tjetër të luftës në Gaza, me një qasje në pjesën veriore të enklavës palestineze dhe operacione të vazhdueshme në jug.
Gallant tha se në Rripin verior të Gazës do të kishte një kalim në një qasje të re ndaj luftës që do të përfshinte bastisje, shkatërrimin e tuneleve të Hamasit, operacione ajrore dhe tokësore si dhe operacione speciale.
Sipas mediave ndërkombëtare, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ushtria po fokuson përpjekjet e saj në eliminimin e udhëheqjes së Hamasit dhe kthimin e pengjeve.
“Operacionet do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Pas luftës Hamasi nuk do ta kontrollojë më Gazën, e cila do të administrohet nga organet palestineze për sa kohë që nuk ka kërcënim për Izraelin. Izraeli do të ruajë të drejtën për të ndërmarrë veprime në enklavë, por nuk do të ketë prani të qytetarëve izraelitë atje”, thuhet në njoftimin e Ministrit të Mbrojtjes.
/a.r