Studenti amerikan, Otto Warmbier, është dënuar me 15 vjet me punë të vështirë në Korenë e Veriut, njofton BBC, transmeton Gazeta Express. Warmbier, 21 vjeçar, u arrestua pasi eshte përpjekur ta vjedhë një shenjë propaganduese nga një hotel gjatë vizitës së tij në Korenë e Veriut në janar të këtij viti.
Ai më vonë u shfaq në televizionin shtetëror, duke rrëfyer se si një grup i kishës i kishte kërkuar atij ta sjellë atë shenjë si “trofe” nga udhëtimi i tij në Korenë e Veriut.
Koreja e Veriut nganjëherë përdorë paraburgim për të dënuarit e huaj, atë e përdor si një mjet për të ushtruar presion mbi kundërshtarët e saj. Stephen Evans, korrespodent i BBC’së në Korenë e Jugut, thotë se dënimi 15 vjeçar, është më i larti në krahasim me të dhënat e kaluara të dënimeve për të shtetasit e huaj.
“Kjo mund të jetë për shkak të tensioneve të larta, sidomos në këtë moment midis Koresë së Veriut dhe SHBA’vë”, ka thënë ai.