Menjëherë sapo ka nisur viti 2024 dhe vetëm pak ditë pas fitores befasuese në fushën e Partizanit, Erzeni largon jo pak, por 8 futbollistë. Klubi shijakas njoftoi ndërprerjen e një të tretën e futbollistëve të skuadrës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Mes të larguarve janë edhe dy prej lojtarëve që u aktivizuan në fitoren e fundit 2 me 1, Flavio Meçja dhe Kristi Kote, me këtë të fundit që shkoi te Erzeni për të ndihmuar ekipin me eksperiencën e tij, pasi në vitin 2019 ishte edhe fitues i titullit kampion me Partizanin.
Klubi nga Shijaku falënderoi futbollistët për kontributin e dhënë.
/a.r