Polici i plagosur mbrëmë në Shijak, Shpend Lima, 43 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën.
Sot nga policia është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Popullore”, për motive të dobëta.
Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë ngacimi i një femre nga ana e policit bashkiak.
Pak minuta pas ngjarjes, policia shoqëroi një person, i dyshuari kryesor si autor.