Në ‘Fan Club DWTS’, u diskutuan dinamikat e kompeticionit dhe emocionet e finales së madhe, kupën e të cilës këtë vit e fitoi Enxhi Nasufi. Megjithëse u pa si një nga pretendentet për ta fituar por arriti vetëm në finale, Fifi ka shprehur sot hatërmbetjet ndaj gjykimit të jurisë, teksa specifikoi komentet e Valbonës. Sipas saj, Valbona nuk i ka dhënë vlerësime të sinqerta.
Valbona: Pra, jam unë ajo që të kam vënë më pak se të tre juritë?
Fifi: Faleminderitu këtu mbaron muhabeti, s’kemi çfarë të diskutojmë më. Më trego dashamirësinë që ke patur ndaj meje.
Valbona: Është e tepërt të thuash që je e shkëlqyer ta marrësh si kompliment më shumë?
Valbona: Njeriu pranon çdo vlerësim që i bëhet, për mua është një kënaqësi. Ti je artiste e shkëlqyer po nuk erdhe për të kënduar në ‘DWTS’.