Kryeministri Rama është shprehur se nuk ka thënë asnjëherë se Ballkani i Hapur është mbyllur, madje ai thekson se nismat që janë produkt i Ballkanit të Hapur vazhdojnë ende.
“Sa i përket Ballkanit të Hapur, sot e marr vesh që unë paskam mbyllur Ballkanin e Hapur. Unë e kam shpjeguar se Ballkani i Hapur nuk hapet dhe nuk mbyllet nga një person apo nga njëra e palë. Unë nuk kam thënë se kam mbyllur Ballkanin e Hapur.
Unë kam thënë se e ka kryer misionin e vet në atë kontekst. Nisma është një nismë si nisma të tjera që nuk hapen dhe nuk mbyllen nga unë. Patjetër që panairi i verërave është një produkt i asaj nisme, ai u zhvillua para pak javësh dhe morën prodhues nga Europa dhe Shqipëria. Ajo nismë vazhdon që të jemi të qartë. Shqipëria as e ka mbyllur dhe as nuk ka thënë ndonjëherë, të paktën jo me gojën time, që… Shqipëria është pjesë e asaj nisme”, u shpreh Rama.