Nga Dritan Hila
Para disa ditësh, për të liruar vendin në bibliotekë, po seleksionoja gazetat ku kisha shkruar ndër vite, pa dalë ende portalet. Po mbaja vetëm koverin dhe faqen ku ishte artikulli im, por syri rrëshqiste edhe në faqet që hiqja. “Shqip”, “Gazeta Shqiptare”, Revista e më vonë gazeta MAPO, “Shekulli”, “Tema”, ishin mediat ku kisha shkruar të cilat kishin ajkën e mendimit shqiptar.
Sot disa ende janë, disa prej tyre nuk ekzistojnë kurse të tjerat janë kthyer në margjinale. Por në ato kohë bënin trendin e opinionit publik. Emrat që shkruanin ishin ajka e mendimit intelektual publik shqiptar, ku sot disa janë tërhequr në punët e tyre e disa nuk janë më. Drejtorët dhe kryeredaktorët e tyre, gazetarët, ishin ata që kanë mbetur si emra në gazetarinë tonë ku disa e vazhdojnë profesionin kurse të tjerë, jo. Kur i shfleton pas 10-12 vitesh, shikon se kundër Berishës në ato kohë ishte bashkuar gjithë mendimi përparimtar.
Nuk ishin me Ramën, por Ramën e shikonin si njeriu që mund të zëvendësonte Berishën dhe që gjithsesi nuk do ishte më keq. Nuk e di se sa prej tyre Rama i ka zhgënjyer apo përmbushur parashikimet, por ajo që kupton nëse shfleton faqet e zverdhura të shtypit, është që Rama nuk mund t’i paguante të gjithë dhe as i kishte të gjithë militantë. Rama ishte pjesë e nevojës për ndryshim e që pati aftësinë të kalëronte dallgën antiberishë dhe të paraqiste veten si e vetmja alternativë politike.
Sot Berisha ka vetëm disa gazetarë që i paguan, kurse shoqëria shqiptare është tërësisht indiferente ndaj tij. Media që e pasqyron aktivitetin e tij e bën për klikime, ku klikimet nuk janë bashkim me kauzën, por kuriozitet shpeshherë zbavitës. Pavarësisht prezencës së tij në publik, asgjë nuk ndryshon në preferencën e votës. Ai është kërshëri i ditës, por jo shpresa e ndryshimit.
Viti 2013 ishte viti i fundit kur shoqëria shqiptare ishte idealiste. Tashmë janë bërë të gjithë pragmatistë, ku të parët janë ata qe flasin për Berishën në emër të idealeve me gjuhën e vjetërsuar të 1991-shit duke filluar nga vetë Berisha. Ndaj nuk ndez revolta.
Populli e do Edi Ramen vetem e vetem sepse mori dronet Bairaktare nga turqia dhe futi ne loje Turqine,kur aleaty yne strategjik Amerika para 3 muajsh donte te jepte gjysmen e Kosoves Serbise qe Serbia te kalonte ne influencen Amerikane.Amerika prandaj e carmatosi Shqiperine sepse kishte kete plan prandaj Shqiperia duhej te ishte pa ushtri qe te mos mundej te reagonte.Berisha eshte njeriu i Amerikes ai vet e ka thene une kam bere cfare me ka thdne Amerika.populli sja ka besimin Berishes sepse ne 2007 demontoi 1200 tanke Shqiptare 800 topa dhe armet kimike.Amerika i ben shum hile Shwiperise dhe kujton se po te kontrolloje mefian dhe politikanet do mbaj nen kontroll Shqiperine.Amerika nuk kupton se po nuk e do populli do iki nga Shqiperia