Viti që po lëmë pas ishte një tjetër vit i vështirë për Partinë Demokratike e cila tashmë është e ndarë në disa pjesë, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit që do të përcaktojë se kujt i cakton vula e partisë.
Ndërsa zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina e ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv tha se viti që po lëmë pas, ndryshe nga 2022-shi ka qenë shënuar kthesë për demokratët. Ajo tha se pavarësisht sulmeve të ‘Foltores’ PD ia doli të mbijetojë edhe në zgjedhjet vendore të 14 majit.
“Në vendet e tjera, kjo periudhë do të ishte normale për festa. Tek ne ndodh e kundërta, po ndodhin ato akte që nuk kishin ndodhur që prej 33 vitesh. Drejtësia po con para përgjegjësisë funksionarë të lartë të vendit. PD ka të drejtën e plotë që të ketë festën dhe të përcjellë mesazhe pozitive tek qytetarët. Mund të kemi një të drejtë tjetër për të festuar pasi PD ka qenë në një gjendje të vështirë dhe ky ka qenë vit kthese, që nga zgjedhjet e majit”- tha Karabina.
Duke komentuar videon e publikuar së fundmi ky kryedemokrati Lulzim Basha shihet teksa feston në një klub të Tiranës me të anëtarë të PD-së, Karabina tha se pavarësisht situatës Partia Demokratike po përpiqet të përcjellë një situatë sa më festive.
Ndërsa gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku teksa tha se Basha nuk shfaqet në asnjë moment të rëndësishëm të vitit 2023, ironizoi demokratin duke thënë se u rikthye si DJ’ duke iu referuar edhe pamjeve të fundit ku shfaqej nën ritme të muzikës duke kërcyer.
“Kanë gjithë të drejtën për të trokitur gotat por tingëllon pak e çuditshme që Basha rikthehet si DJ, vetëm për momente që e mbushin rrjetin me meme, por mungon në jetën aktive publike, mungon në parlament, shmang konferencat me gazetarët. Bilanci nuk bëhet kështu, duhet të bëjë një jetë aktive politike”- tha gazetarja./m.j