Në një raport të fundit të përpiluar nga Intelligence Unit, pjesë e revistës prestigjioze The Economist (EIU) bëhen disa parashikime për ekonominë e Shqipërisë, si dhe për ecurinë e monedhës vendase.
Raporti shkruan se gjatë 2016 monedha vendase lek parashikohet se do të dobësohet më tej përkrah dollarit amerikan, duke u ndjekur nga një rritje e normave të interesit në SHBA.
Raporti i EIU tregon se parashikimi i mëtejshëm i lekut ndaj euros është që do të mbetet stabël, mbështetur nga një rritje relativisht e lartë e normave të interesit të monedhës vendase, si dhe një rritje të remitancave të dërguara nga shqiptarët që punojnë jashtë.
Sipas ekspertëve të The Economist, konsolidimi fiskal është prioritet për qeverinë, teksa ajo po përpiqet të ulë deficitin buxhetor të rritur nga zgjedhjet e vitit 2013 dhe shlyerjet e borxheve të prapambetura./Monitor