Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) jep sot vendimin për Sali Berishën, për të cilin është kërkuar nga SPAK një masë më e forte sigurie, ajo e arrestit.
Vetë ish-kryeministri ka zgjedhur që të mos paraqitet sërish, por të përfaqësohet nga avokatët e tij, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
Ai ka zgjedhur të rinj, ku ndërkohë që do të zhvillohet seanca për të, ai do të mbajë një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Pranë GJKKO ka masa shtesë sigurie. Disa patrulla policie janë pozicionuar para gjykatës, ndërsa pranë perimetrit nuk u lejua parkimi i automjeteve të mediave.
/a.r