Një nga banorët, banesa e së cilës u përfshi nga flakët në Lushnjë tha se zjarrfikësja nuk kishte ujë. Më tej ajo tha se tani nuk dinë se çfarë bëhet me shtëpitë e tyre.
‘Zjarrfikësja e Lushnjës që i raftë plasja nuk kishin u8jë dhe prisnin ato të Fierit. Ishim në banesë. Kemi dalë nëpër shkallë. Çuni ka nxjerrë pleqtë në kurriz. Nëpër shkallë morëm çupën nusen. E kaluam natën te çuni i madh as nuk e dimë se çfarë do të bëhet. Asnjë gjë nuk kishte aty, as sistem alarmi asgjë. Shtëpia nuk jam kam idenë si është!’- tha banorja.
Xhezmi Metushi, shef zjarrfikëses Lushnjë, në një intervistë për mediat se 10 banorë rrezikuan jetën si dhe 3 punonjës të zjarrfikëses. Sipas Metushit ende nuk ka dalë shkaku pse ndodhi zjarri, ndërsa shtoi se vatra mund të jetë nisur nga kati i katërt në një dyqan këpucësh.
‘Shumë e vështirë. Është pallat shumë katësh. Kishim shumë vështirësi. Në si bashku u ngrit shteti në këmbë. Mbi 10 zjarrfikëse. Rreth 10 banorë rrezikuan jetën por i evokuam në kohë. 3 punonjës zjarrfikëse rrezikuan jetën. Akoma nuk ka dalë shkaku. Nuk bëjmë ne përllogaritje dëmesh. Mendojmë se mund të ketë ardhur nga kati i katërt. Ambientet e një dyqani këpucësh. Objekti ishte në flakë. Nuk ka asnjë vatër zjarri. Ua jap me garanci.’- tha Metushi.
/f.s