Dhuratat janë simboli i festave dhe veçanërisht Krishtlindjes. Ato nuk mungojnë në çdo familje, por veçanërisht në një prej tyre – familjen e futbollit – ato janë shumë herë më të shtrenjta dhe luksoze.
Nëse në Europë klubet mjaftohen me darkën tradicionale për futbollistët, në Arabinë Saudite edhe pse me shumicë myslimane, Krishtlindjet janë më të gëzuara për superyjet si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Riyad Mahrez.
Britanikja TheSun ka arritur të sigurojë një pasqyrë të të dhënave për dhuratat e Krishtlindjeve që pronarët e klubeve të ligës arabe i kanë bërë lojtarëve të tyre dhe aty nuk mungojnë makinat Bugatti, orët që e kalojnë vlerën e 300 mijë eurove apo biletat për udhëtime ne ishujt privat.
Një specialist i tregut të mallrave luksoze dhe automjeteve në Lindjen e Mesme, i cili foli në kushte anonimiteti, ka zbuluar se Ronaldo e Benzema me shokë, do të ketë nevojë për më shumë hapësirë në rezidencat e tyere, pasi disa nga ekipet më të mira në Ligën Pro Saudite do të shpërndajnë Ferrari SF90 Spider, Bugatti dhe Lamborghini.
Ka pasur gjithashtu porosi për ora ultra luksoze si Jacob dhe C Bugatti Chiron, të cilat shiten me pakicë për 300,000 £ dhe modelet Chopard L.U.C Lunar që shiten për rreth 53,000 £.
“Ne kemi yje të nivelit të lartë, dhe ata meritojnë gjëra të rralla, dhe ne duam t’u tregojmë atyre se ata trajtohen si unikë, sepse ata janë unikë”, tha burimi i SunSport.
Ka patur gjithashtu një porosi masive për çanta luksoze Yves Saint Lauren dhe një valixhe Globe-Trotter, e cila shitet me pakicë me një çmim të majmë prej 5,500 £.
“Krishtlindja do të jetë shumë e mbarë për disa nga lojtarët dhe anëtarët e stafeve të klubeve”, shtoi ai duke buzëqeshur.
Një tjetër shitës që është i specializuar në punën me biznesmenë dhe VIP-a, pohoi se atij iu dha një buxhet prej 3.1 milionë paundësh për të siguruar që të gjithë Krishtlindja t’ju bëhet pranverë.
Kjo pasi, do të shpërndahen paketa pushimesh në Paris dhe Londër, të cilat përfshijnë qëndrime në suita presidenciale të një prej hoteleve më ekskluzive të kryeqytetit francez dhe britanik, si dhe udhëtime me diell në një ishull privat në Maldive.
“Ka disa paketa pushimesh për në Paris. Njëra është një javë pushime në një nga suitat presidenciale të Paris Four Seasons Hotel George V, ku një natë kushton rreth 15,000 £. Një paketë tjetër është për pesë netë qëndrimi në Hotel Le Bristol, gjithashtu në Paris, në një nga suitat e quajtur Suite Prestige Elysee, ku kushton rreth 6600 £ nata. Do dhurohen gjithashtu paketa për pushime luksoze në Maldive, në Kudadoo Maldives Private Island, ku çdo natë kushton rreth 5,500 £, dhe gjithashtu një paketë shumë të bukur pushimesh luksoze gjatë javës në Londër në suitat e The Ritz in Deluxe“, tha burimi.
/a.r