Dritan Metaj, ish-shefi i komisariatit të Kurbinit ka bërë rekus në Gjykatën e Lartë, për vendimin e dhënë nga Apeli i GJKKO.
Ai kërkon zbutjen e masës së sigurisë, “arrest me burg” që u la në fuqi nga Apeli i GJKKO.
Dritan Metaj, u ndalua në 9 tetor, gjatë fazës së dytë të operacionit “flakë në det”.
Sipas SPAK, Metaj dyshohet se ka ndihmuar baronin e drogës Gëzim Çela në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës dhe mos kapjes nga policia si person në kërkim.
Gëzim Çela u arrestua pak javë më parë në Kosovë dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.
/a.r