Policia e Shkodrës ka arrestuar një 28-vjeçar të shpallur në kërkim, pjesëtar i një grupi kriminal përgjrgjës për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatrat Kir dhe Pult.
Numri i të arrestuarve ka shkuar në 5, ndërsa 4 personat e tjerë të bandës prej 11 anëtarësh u arrestuan disa javë më parë.
Bimët e kultivuara nga këta shtetas u asgjësuan në gusht të këtij viti, në kuadër të fazës së 12 të megaoperacionit “Alpe të pastra”.
Në pranga ka rënë shtetasi J. K., 28 vjeç.
“28-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës dhe Komisariatin Laç, ka rezultuar se bashkë me disa shtetas të tjerë, të organizuar si grup, kanë kultivuar në fshatrat Kir dhe Pult, 10 274 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, në gusht të vitit 2023, si rezultat i fazës së 12 të megaoperacionit anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Alpe të pastra”, thuhet në njoftimim zyrtar.
Po vijon puna për kapjen e pjesëtarëve të tjerë, tashmë të identifikuar.
/a.r