Almaro Pjetri, një 17-vjeçar shqiptar është zhdukur pa gjurmë në Britaninë e Madhe. Autoritetet britanike kanë publikuar një njoftim ku kërkohet ndihmë për gjetjen e Alvaros.
Sipas të dhënave të publikuara, Almaro Pjetri, për herë të fundit, ka qenë i veshur me xhinse të zeza, xhaketë të zezë dhe në dorë ka pasur një çantë. Ai përshkruhet si një person i dobët në trup, me flokë të shkurtër dhe të errët.
Njoftimi nga policia në Essex:
E keni parë Almaro Pjetrin, 17 vjeç, i cili ka humbur nga Canvey? Almaro përshkruhet si i bardhë, me trup të hollë, me flokë të shkurtër të errët. Ai për herë të fundit është parë i veshur me xhinse të zeza, një pallto të zezë dhe një çantë.
Ne jemi të shqetësuar për të dhe duhet ta gjejmë për t’u siguruar që është mirë. Kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij është i lutur të telefonojë në numrin 101, duke përmendur incidentin 1203 të datës 8 dhjetor./m.j