Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv duke bërë një paralelizëm me poezinë e Vaso Pashës, ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’, tha se, sot duke e lidhur me aktualitetin, ‘feja e shqiptarit është drejtësia’.
‘Fakti që Shqipëria vijon të jetë në udhëkryq dhe ai ’21 dhjetori’ (ditëlindja e Josif Stalinit) nuk na ndahet. Mua me kujton diçka tjetër në fakt në katërmonedhat e vjetra ka pasur një citat të një shqiptari të madh, një nga shprehjet më të jashtëzakonshme të rilindësit Vaso Pashës, i cili thotë ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’, në këto kohë të egra të politikës sot është momenti të themi ‘feja e shqiptarit është drejtësia’.– tha Vangjeli.