Deputeti I PS-së Ben Blushi I ka komentuar zërat për zgjedhje të parakohshme si një përpjekje për të çuar PS-në në opozitë.
“Këto zëra janë një kërcënim për të prishur koalicionin. Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme meqë s’ke votat për Reformën në Drejtësi, nuk ka garanci se pas zgjedhjeve mund të kesh votat. Në kushtet aktuale nuk i shoh si zgjidhje zgjedhjet e parakohshme” ka deklaruar Blushi.