Janë depozituar në Kuvend dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandave të cilët dy ditë më parë me 6 vota pro votuan pro kërkesës së SPAK për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Njëri prej tyre është raporti i mazhorancës, kurse raporti tjetër është i deputetit Enkelejt Alibeaj që ishte i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve. Të dy raportet kërkojnë dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
“Përfundimisht, si anëtar i Këshillit për Imunitetin, i rekomandoj seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin kërkesës për dhënien e autorizimit, të kërkuar me shkresën nr. 16688 prot., datë 12.12.2023 të SPAK “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, thuhet në raportin e dorëzuar nga Enkelejd Alibeaj./m.j