Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Veliternë, ku një automjet ka goditur trafikndarësin dhe më pas ka përfunduar në një tokë bujqësore disa metra poshtë rrugës.
Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit.
Pritet që policia të zbardhë shkaqet e aksidentit. Duhet theksuar që ky aks rrugor ka qenë tepër problematik ditëve të fundit sidomos në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit për shkak të ngricave duke bërë që makinat të dalin shpesh nga rruga./m.j