Aleksandar Shapic, kandidati i partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç për bashkinë e Beogradit deklaroi se Serbia është në prag të luftës civile.
Pohimi tronditës i tij erdhi pas njoftimeve të opozitës pro-europiane serbe se do të bllokojnë punën e institucioneve në ditët në vijim. “Ajo çfarë po bëjnë ata është prelud i një lufte civile. Për këtë arsye, i kërkoj të mos e bëjnë, sepse neve lufta civile na shkatërroi. Nuk ka ende pajtim. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Është nxitje për konflikt civil dhe ne nuk duhet ta lejojmë”, u shpreh ai.
Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve të së dielës. Ai pretendon se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm në Beograd u sollën për të mbështetur listën e Partisë Përparitare Serbe (SNS).