Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për të arrestuarit në lidhje me vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit. Sokol Mjacajt iu komunikua masa për procedur edhe pse ai është i dënuar me burgim të përjetshëm.
Mës të arrestuarve është edhe Drejtori i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha i cili është arrestuar me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Policia konstatoi pas vrasjes se në burg nuk funksiononin kamerat si edhe skaneri nga tetori.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar dosjen e prokurorisë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, pjesë e së cilës është dëshmia e drejtorit të burgut, i cili tregon çfarë pa fill pas vrasjes.
“U futa në ambjetet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe ka shkuar tek vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjaca. Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derrën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajirosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjaca, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete.
Afrohem tek dera dhe i burgosurime tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në keto momente, i thashe nje policit që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjelli telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi nje ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete. Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës. E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin”, dëshmin Hoxha para prokurorëve.
“Skaneri ka qënë me difekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh. Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjes policie të cilët bejne vezhgimin nga sipër.
Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi. Shtetasi Sokol Mjaca kishte tre ditë. Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysëm, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komukimin ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit”, vijon Hoxha para prokurorëve.
Lexoni dëshminë e plotë:
Ka më shumë se 28 vite që është i punësuar në sistemin e burgjeve, ku aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të IEVP Peqin, i komanduar që nga data 22.11.2023, ndërsa emërimin e kam në pozicionin e specialistit në Sektorin e Trajnimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Në detyrën që ushtron aktualisht ka në organik kam në pozicionin organik si shef policie që nga data 14.12.2023 shtetasin Qani Muca, i cili më parë mbante detyrën e shefit të 41 Bizit në IEVP Peqin dhe godinën e paraburgimit. Në këtë detyrë që nga data 22.11.2023 në detyrën e shefit të policisë deri më datë 14.12.2023 ka qënë shtetasi Nikolin Gjonpali.
Me marrjen e detyrës më datë 22.11.2023 është marë me organizimin e punës dhe sistemin e disa të dënuarve që nuk ishin akomoduar për shkaqe të ndryshme në dhomat e akomodimit në sektor, situatë të cilën e ka mësuar nga struktura vartëse e policisë. Më datë 15.12.2023 rreth orës 13;52 minuta kam qënë në ambjentet e zyrës, ku kam dëgjuar në radio dhënse marrrëse se diçka po ndodhte në gosdinën B, ambjentet e ajërrosjes. Ka folur në radio se cfarë problemi ka dhe me raportuan në radio se ka ngjarje dhe duhet ambulanca menjëherë. Në moment ka dalë nga zyra dhe është nisur për në regjim të brendshëm. Aty ka parë se ishin dy të plagosur me armë zjari dhe ishin me gjakë. Hypën të dy të plagosurit në ambulancë dhe i nisën për në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore. Pas kësaj u futa në ambjetet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe ka shkuar tek vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjaca. Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derrën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajirosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjaca, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete.
Afrohem tek dera dhe i burgosurime tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në keto momente, i thashe nje policit që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjelli telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi nje ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete. Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës.
E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do ti tregoj të gjitha. Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë sic i thamë neve.
Hapi derën dhe e shoqëruam me sherbimet e policisë. Procedura e akomodimit në dhomë të një të dënuari i cili në rastin e parë që vjen i trasferuar nga një IEVP tjetër, apo paraburgim bëhet duke u vedosur në godinën e observimit (ambientyet e pritjes), ku mësohet lidhur me konfliktet, njohjen e personalitetit të tij, njohjen me vendimin nga sektorët përkatës. Më pas bëhet akomodimi në dhomë i tij, duke marrë parasysh se në sektorin e tij mos ketë konflite apo hasmërira.
Në të gjitha rastet që bëhet sistemimi i të dënuarve nëpër dhoma, procedura është e tillë: Propozohet nga shefi i regjimit të brendshëm, në rastin konkret në IEVP Peqin është punonjësi me gradë nenkomisar, i quajtur Vilson Shima dhe përgjegjësi sektorit Shoqëror që është shtetasi Agim Haka dhe miratohet nga shefi policisë i IEVP-së, dhe më pas konfimohet nga Drejtori IEVP-së.
I dënuari Sokol Mjaca është në sektorin e sigurisë së lartë për shkak të vendimit gjyqësor ku caktimi i sigurisë vendoset me vendim gjykate. I dënuari Sokol Mjaca (i dënuar me burgim të përjetshëm), nga koha që unë erdha i komanduar në detyrën e drejtorit të IEVP Peqin në datën 22.11.2023, e kam gjetur të akomoduar në godinën e cilësuar si godina e 41-Biz, i cili aty ishte i akomoduar i vetëm në dhomë. Për shkak se do të hapej 41-Biz, duhet të boshatisej sektorët ku ishin të akomoduar rreth 20 të burgosur, t ëcilët brenda ditës janë sistemuar nëpër sektorë të tjerë dhe janë marë masat për akomodimin e të burgosurit, i cili me urdhër të Ministrit të Drejtësisë do të kalonte në regjimine posacëm (41-Biz). Për këtë arsye e kemi sistemuar në katin e dytë të godinës B.
Në fillim të muajit hartohet grafiku nga shefi i regjimit të brendshëm dhe shefi i policisë, për daljen në ajërosje të burgosurve sipas sektorëve dhe miratohet nga drejtori i institucionit. Si në dalje për ajërosje dhe në hyrje për ajërosje bëhet kontroll nga punonjësit e policisë të ngarkuar për këtë detyrë.
Unë nuk e kam të qarte se si e ka kryer lëvisjen ky i burgosur. Nga komunikimet që unë pata me punonjësit e ajërosjes mu tha që Sokoli i kishte kërkuar që të shkonte të merrte kafe në dhomë.
Ka shkuar nga ajrosja që gjendet në katin e parë, për në katin e dytë ku ndodhej dhoma e tij, pastaj ka zbritur përsëri poshtë për të dalë për në shëshin e ajrosjes. Dhoma ku janë dy të dëmtuarit është dhoma e parë, majtas në katin e parë, në një distancë rreth 5 metër nga sheshet e ajërimit. Aty nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë.
Pastaj ndërhyvën punonjësit e policisë dhe ecuan tek ambientet e takimit. Në këtë kohë Sokoli i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë, emrin e të cilit nuk e di. Pas kësaj e futën në dhomat e takimit të familjarëve. Derën ku u fut Sokoli e mbylli me shul hekuri (lloz) nga brenda.
Siç u shpreha më lartë duhet të kontrollohej. Behet regjistrii i të dhënave të personit, i cili sjell ushqimet tek postoblloku ne hyrje të rrethimit të jashtëm të IEVP-së. Shoqërohet personi për në vendin e kontrollit që është para hyrjes në regjimin e brendshëm.
Atje bëhet kontyrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit.
Po skanohen, por skaneri ka qënë me difekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh. Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjes policie të cilët bejne vezhgimin nga sipër.
Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi. Shtetasi Sokol Mjaca kishte tre ditë. Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysëm, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komukimin ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit.
E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz. Nuk mund ta sqaroj se si ka nodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë patur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjëist e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore. Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qënë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023.
Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vellai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo. Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikëshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nepermjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakort që ti pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt.
/a.r