Drejtuesi i një motori përfundoi në spitalin e Fierit këtë të martë, pasi u përplas nga një makinë.
Ngjarja ndodhi pranë një qendre tregtare. Drejtuesi i motorit mësohet se u dërgua me urgjencë drejt spitalit, për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila nisi punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Si pasojë e këtij të fundit, në këtë aks rrugor raportohet që aktualisht të ketë trafik të rënduar.
/a.r