Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jola Hysaj ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve sot duke e krahasuar atë me Komisionin e Etikës.
Hysaj u shpreh se “si në kohën e xhaxhit kur bëheshin mbledhjet e këshillit të lagjes për fletë- rrufenë e radhës u quajtëm kulakë”.
“Shqipëria është në një nga momentet më kritike të 33 viteve politikëbërje”, u shpreh ajo.
Reagimi i plotë:
Këshilli i Mandateve apo Komisioni i Etikës u mblodh sot?
Si në kohën e xhaxhit kur bëheshin mbledhjet e këshillit të lagjes për fletë- rrufenë e rradhës…
U quajtëm kulakë, kush është emri i ri që po na vihet?
Shqipëria është në një nga momentet më kritike të 33 viteve politikëbërje,
Jetojmë në momentet ku E Drejta e Pronës, E Drejta Jetës, E Drejta e Mendimit Ndryshe, E Drejta për të folur haptazi dhe pa frikë po shuhen çdo ditë.
Shkelja me të dyja këmbët e Kushtetutës është precedenti më i frikshëm i 33 viteve të pluralizmit politik.
Ku po shkojmë?/m.j
Ky reagim tregon ne fakt gjendjen e rende te Foltores. Cfare niveli medioker, a thua shqiptaret jane ata te fillimviteve ’90 e genjehen me brockulla e pacavure te tilla!
Është për të ardhur keq, kur shef që ka edhe të rinj me mendje të mykur dhe të vjetër si puna e kësaj zonjushes.
Këta hipnotizohen nga një frikacak i marrë, që cfar thotë në darkë i del bllok në mëngjes dhe që kujton se ka të bëjë me popullin e fillim viteve 90-te që e gënjente e mashtronte si të donte. ………….Ai nuk kupton qe ka ngelur vetë me mendësitë komuniste te viteve 80-90-te dhe që e ndjekin pas vetëm disa interesaxhinj që u ka ngelur ora dhe nuk dine ku shkojnë.