Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka takuar sot në Shkup homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, kreu i shtetit shkruan: Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim.
Always a pleasure to meet up with my friend @SPendarovski. pic.twitter.com/QOLU4D8Rzf
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) December 15, 2023
Edhe pse nuk ka dhënë ende detaje mbi çfarë kanë diskutuar presidentët, në foton e publikuar duken mjaft komodë e të qeshur.
Begaj e kreu këtë takim pas kthimit të tij nga Bullgaria atje ku zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët me Presidentin Rumen Radev. Dy presidentët folën për çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve, integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal.
/a.d