Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike dhe kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, për zbatimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se kjo që po ndodh është në nivele të ulëta duke shtuar se jemi në një situatë shumë të dobët nga ana e intelektit politik.
Ai shtoi mes të tjerash se PD nuk po i shërben popullit por Sali Berishës.
“Është në nivele të ulëta, sepse këto janë çështje që i takojnë vetëm Gjykatës Kushtetuese. Nuk është problemi qe Berisha nuk e njeh demokracinë, por nuk e pranon. E ka pasur frikë drejtësinë që në kohën e komunizmit. Jemi në një situatë shumë të dobët nga ana e intelektit politik. Kemi një PD që është ndërtuar për të shpëtuar Saliun dhe jo Shqipërinë.
Berisha tani është në vështirësi të madhe sepse është marrë masa e arrestit. Të hënën kryetari i Grupit Parlamentar të PS tha se do të pranojnë kërkesën e SPAK. Berisha do të nxjerrë turmën dhe të shpëtojë veten”-tha ai.
/f.s