Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) i ka dhënë gradë diplomatike edhe një anëtari të stafit të Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE). Është kjo gradë speciale, shkruan “Koha Ditore”.
Me bekimin e Petrit Selimit, tani ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, Labinot Hoxha ushtron funksionin e “zëvendësambasadorit” në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.
Hoxha kishte punuar përpara në misionet ndërkombëtare në Kosovë, e më pas ishte rekrutuar nga MIE-ja. Prej rreth pesë vjetësh është pjesë e stafit diplomatik të Kosovës. Vitin e shkuar ai është ngjitur lart për dy grada.