Një polic, rreth 50 vjeç ka qëlluar veten me armën e shërbimit në Tiranë.
Report Tv raporton se ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Efektivi i policisë ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm, ndërsa mësohet se kishte probleme për shkak të disa borxheve.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë./m.j