Garda e Republikës i ka penguar deputetët e Rithemelimit që të hyjnë në sallë para nisjes së punimeve duke bërë kështu që skenari i përjavshëm me pirgun e karrigeve të dështojë.
Ndërkohë mazhoranca ka injoruar hedhjen e tymueseve në sallë duke vijuar me votimin e ligjeve në rendin e ditës.
Deputetët e Sali Berishës kanë hedhur tymuese edhe në drejtimt ë kolegëve socialistë teksa është dashur ndërhyrja e gardistëve për t’i larguar ato.
Seanca plenare e sotme ka zgjatur vetëm 8 minuta, ku është miratuar edhe rregullorja e re e Kuvendit që parashikon përjashtimin e deputetëve problematikë deri në 2 muaj.
/a.r