Tensione në hyrje të Kuvendit. Deputetët e Sali Berishës janë përplasur me punonjësit e Gardës, ndërsa kjo e fundit nuk i ka lejuar ata që të futen në sallën e seancave plenare.
Në pamje dëgjohet deputeti Dashnor Sula teksa i thotë Gardës që të futen në sallë ligjvënësit që nuk janë të përjashtuar.
Ndërkohë, Saimir Koreshi kërkon që një urdhër, ndërsa mes ironisë thërret kryeparlamentaren Nikolla; shoqja Lindita.
I pyetur se ç’do në Kuvend teksa figuron i përjashtuar prej 10 ditësh, Flamur Noka u shpreh: Jo jo s’jam përjashtuar unë. S’më përjashton dot Lindita Nikolla.
Kaosi i sotëm në dyert e Kuvendit është dirigjuar nga Sali Berisha i cili ka shijuar pamjen disa metra larg, ndërsa i biri pritet të dëshmojë sot në gjykatë për Gërdecin.
/a.r