Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të jetë mjaft aktiv me denoncimet e tij në Facebook, për ato që i cilëson si “denoncimet e qytetarëve dixhital”.
Berisha shkruan se në bregun e Himarës po ndërtohet pa leje një objekt nga deputeti Koço Kokëdhima.
Ja postimi i plotë i Berishës:
Qytetari dixhital informon: kusar Kokedhima vazhdon betonizimin e bregut te Himares!
“Persendetje z Berisha.Po ju nise kete foto ne cilen tregohet nje tjeter ndertim i paligjshem Kusar kocos ne himare.
Ne kete zone ku tani buze uje po hidhet beton ndodhej nje objekt ekzistues qysh i kohes se komunizmit dhe me pas ai objekt me privatizim ju dha familjes Beno. Para disa muajsh me nderhyrjen direkt te Koço Kokdhimes objekti i familjes Beno u shemb ne menyre abuzive.
Koco dhe Edvini e paraqiten shembjen sikur u be sepse kish nevoje per heqjen e barrierave prane detit. Por vec nje vit me pas ne banoret e himares po shohin themele te reja mu buze detit. Duke vjedhur dhe prishur pronat private, uzurpatoret e rinj po ndertojne objektet e tyre mu ne det per kusaret e pushtetit.Ju lutem paraqiteni kete abuzim te rende por me ruani anonimatin!”
ps: Ne foto, perveç betonizimit qe shtrihet gjere buze ujit, duket mire dhe njera nga kullat binjake shumekateshe qe kusar Kokedhima ndertoi ne Himare gjate qeverisjes socialiste te qytetit 14 vjet me pare!(shenimi eshte i imi) sb