Disa qindra migrantë kanë lënë kampin e refugjatëve në Idomeni, Greqi, dhe po bëjnë një pushim përpara se t’i drejtohen Maqedonisë.
Një gazetar i agjencisë gjermane të lajmeve, Deutsche Presse-Agentur (DPA) njoftoi se ka parë një grup migrantësh, pjesa më e madhe sirianë, irakianë dhe afganë që të kalonin lumin Crna Reka, i fryrë nga shirat e rrëmbyer, pranë fshatit Chamillo, rreth katër kilometra në perëndim të Idomenit dhe rreth 500 metra larg kufirit.
”Ka shumë mundësi që ky grup refugjatësh të kishte kaluar anash apo përmes një pengese kufitare, të ndërtuar nga Maqedonia gjatë muajve të kaluar për të kontrolluar fluksin e migrantëve”, tha gazetari.
”Policia greke mbërriti në vendin e ngjarjes dhe u tha migrantëve se përpjekja e tyre kishte shkuar kot pasi policia maqedonase po i priste nga ana tjetër e kufirit dhe se do t’i kthente të gjithë mbrapsht”, shtoi ai.